Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa orët e pasdites parashikohet të sjelli shfaqje të vranësirave të pakta në zonat e thellla malore, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Sërisht vija bregdetare dhe pjesa më e madhe e qyteteve të zonës së ulët do të vijojnë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 11 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 32 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi. E
ra do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 45 kilometra në orë nga drejtimi verilindore kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dëllgëzim dëri në 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-15-shtator-2025/