Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka bërë një rrëfim mjaft të ndjerë në podkastin e saj për luftën me kancerin e gjirit. Mira ka treguar se edhe pse diagnostikimi ishte në fazat e para të kësaj sëmundje kaq të vështirë prap frika ishte shumë e madhe.
Ajo madje ka treguar dhe se nuk ka dashur ta ndajë me njeri këtë moment të vështirë dhe se dhe prindërit e saj nuk e kanë ditur deri kohën e fundit për sëmundjen e veshtirë. Mira ka treguar dhe se kjo gjëndje e vështirë ka kaluar dhe se ajo tashmë gëzon shëndet të plotë.
Mira Kazhani: “Ju të dashur ndjekës të podkastit tim e dini që gjithmonë sjell të ftuar personazhe që kanë cctë rrëfejnë nga jeta e tyre por këtë herë i ftuar është dikush që nuk do t’ju shkojë në mëndje kurrë, jam unë vetë. Besoj se ka ardhur koha ta ndajë publikisht dimrin e jetës sime. Një vit më parë me 2 nëntor 2024 mora lajmin që për ccdo grua do kthehej në mankth, u diagnostikova me kancer në gji që nga ajo ditë jeta ime ndryshoj përgjithmonë. Kam kaluar një vitë mes siptaleve, klinikave dhe terapive ajo ccfarë keni parë ju gjatë podkasteve të mia ka qenë vetëm gjysma ime dhe gjysma tjetër zhvillohej në betejë. Në atë kohë zgjodha të heshtë të përqëndrohem te shërimi im dhe të mos bëhem lajm në rrjetet sociale edhe prindërit e mi deri vonë nuk e kanë ditur sëmundjen time sepse nuk doja ti shqetësoja.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/mirakazhanii/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIuKHXTC6F_/?img_index=1