Aktualitet

Febal Casa sjell luksin e arredimit italian në zemër të Tiranës

Një tjetër emër i madh i arredimit italian ka mbërritur në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme u bë inaugurimi i “Febal Casa”, showroom-i më i ri i mobiljeve moderne, i cili u çel në Kompleksin Delijorgji.

 

Eventi mblodhi të ftuar të shumtë nga fusha e biznesit dhe dizajnit të brendshëm, duke sjellë në vëmendje koleksionet më të fundit të markës prestigjioze italiane, e njohur për stilin bashkëkohor dhe cilësinë e lartë.

 

Me hapjen e këtij showroom-i, “Febal Casa” synon t’i ofrojë tregut shqiptar zgjidhje elegante për arredimin e shtëpisë, duke ndërthurur funksionalitetin me estetikën italiane.