Home ShowBiz Me fjalë të ndjera Edlira Çepani kujton Gert Bogdanin: 1 vit pa ty si një përjetësi
Me fjalë të ndjera Edlira Çepani kujton Gert Bogdanin: 1 vit pa ty si një përjetësi
0

Me fjalë të ndjera Edlira Çepani kujton Gert Bogdanin: 1 vit pa ty si një përjetësi

0
0

Edlira Çepani ka bërë një dedikim shumë prekës në 1 vjetor e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit. Ajo ka bërë një postim në rrjetet e saj sociale ku ka ndarë një foto me Gertin ku duken shumë të qeshur dhe posht fotos kujton se si ka qenë ky vit pa të. Ju kujtojmë se politikani i njohur Gert Bogdani u nda nga jeta në mënyrë tragjika nga një arrest kardiak në moshën 44 vjeçare.

 

Edlira Çepani: “1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim… Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojne me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë. Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi selërish, drita jonë!

We love you daddy! You’ll always be our rock! We will always be the “fantastic four” and we know you still smile to us from heaven!”

edlira

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DOwFWtQiDlh/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DOwFWtQiDlh/?hl=en