Modelja e njohur ndërkombëtare Adriola Dushi ka bërë një deklaratë mjaft të fortë për showbizin Shqiptar. Adrola ka qenë e ftuar në podkastin e Rene Refos ku ka folur për karrierën e saj midis shqipërisë dhe amerikës, kur u pyet nga moderatorja e emisionit se çfarë ajo mendon për showbizin, Adrola u përgjigj me fjalë mjaft të ashpra.
Adrola Dushi: “Me thënë të drejtën jam shumë e dëshpëruar edhe me thënë të drejtën u bë shumë kohë që them: Adrola mendoj që nuk je në vëndin e duhur. Nuk jam më e mirë se askush dhe nuk jam më e keqe se askush thjesh mendoj që është bastartizuar në një mënyrë të tmerrshme dhe sinqerisht kur e shoh veten që takoj njerëz ose kur prezantohem se kush jam më vjen turp të tregoj se çfarë bëj me vjen turp për çfarë po ndodh. Nuk jam fare po fare dakort dhe nuk e duartrokas dot ka emisione realisht të mirë që janë shumë pak që janë edukative, familjare, njerëzore, por kur degjenerohen është shumë e shumtuar për mua dhe është bërë një bordello që mua thjesht ma shpif.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/DMncX3WqaU7/?img_index=4