Lifestyle

Parashikimi motit, 20 shtator 2025

Parashikohet rritje e vlerave në territorin Shqiptar për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominant përgjatë gjithë paradites. Por orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të terrritorit.

Ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore megjithatë nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet dominant edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 33 gradë celcius vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verilindor kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-20-shtator-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/field-with-clouds_945454.htm#fromView=search&page=2&position=20&uuid=6bd5b95a-f61e-4c1e-834c-3252d7316a87&query=sunny+day