ShowBiz

Dua Lipa pushon nga puna agjentin e saj për shkak të fushatës kundër palestines

Ylli i famshëm britanik i muzikës pop, Dua Lipa, thuhet se ka pushuar nga puna agjenti e saj William Morris Endeavour (WME), David Levy, pasi u pretendua se ai ishte përfshirë në një fushatë për të hequr treshen irlandeze të repit Kneecap nga formacioni i Glastonbury-t për shkak të bindjeve të tyre pro-palestineze.

Sipas The Mail on Sunday, Dua Lipa “u sigurua nëpërmjet njerëzve të saj që David Levy të mos punonte më në muzikën e saj. Ajo është shumë hapur pro-Palestinë dhe kjo nuk përputhet me Davidin”.

Burimi shtoi: “Ajo e sheh atë si një mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të tmerrshëm të palestinezëve dhe kjo u bë shumë e qartë përmes letrës që ai nënshkroi dhe i dërgoi Michael Eavis”.

Letra të cilës i referohet është një email i nënshkruar nga Levy, i cili iu dërgua organizatorëve të festivalit Glastonbury. Ishte menduar të mbetej konfidencial, por u zbulua nga një punonjës i Glastonbury.

Burimi i artikullit: https://www.euronews.com/culture/2025/09/22/dua-lipa-drops-agent-over-campaign-against-pro-palestine-band-kneecap

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DOtY0ziDiWX/?img_index=5