ShowBiz

Arbana Osmani rrëfen arsyen pse nuk dëshiron më të jetë moderatore e Big Brother

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka bërë një pyetsor me ndjekësit e saj kur normalisht nuk mund të mungonin pyetjet për reality shoë e famshëm Big Brother. Arbana ka treguar se nuk dëshiron më të moderoj një reality shoë edhe pse ka marrë ftesa të shumta sepse sipas saj formati nuk drejtohet më nga organizatorët por nga algoritmi.

 

Arbana Osmani:Shiko. Cdo vit vijnë ftesa për të drejtuar reality shoë me idenë për të sjellë dicka “ngjitëse” si BB dikur. Problemi është që tani nuk vendos më “produksioni famshëm” por algoritmet. Dhe këto të fundit kanë bërë një kaos dhe kanë bërë që reale nga reality të mbetet pak ose asgjë. Kjo është një dukuri që ka prekur të gjitha realityt në botë. Jo vetëm në shqipëri. Kurioze jam si do ti shkojë GF këtë vit që do të rikthehet tek formula fillestare. Kam një përshtypje se realityt janë në një fazë transformuese dhe se shumë shpejtë do të kthehen si videogames.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/arbanao/3728698858537489351/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DO0Z7AVCNMm/?img_index=1