Home ShowBiz Loredana Brati zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga Përputhen
Loredana Brati zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga Përputhen
0

Loredana Brati zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga Përputhen

0
0

Loredana Brati ka qenë në qëndër të vëmëndjen për largimin e saj nga emisioni Përputhen. Ka patur aludime të shumta në media për mardhënie të krijuar nga Loredana dhe një nga konkurrentët e Përputhen gjë që Loredana e ka mohuar në mënyrë kategorike. Ajo ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana”, ku i ka dhënë fund zërave një herë e mirë.

 

Loredana Brati: “Unë kam kohë që kisha vendosur të ndërprisja rrugëtimin tim tek Përputhen, por për arsye të tjera. Në fundjavën e kaluar kam shkuar me shoqërinë time në plazh dhe mesa duket ky djali(konkurrenti i programit) punon në restorantin ku unë po drekoja. Aty pastaj u takuam dhe unë u ula në tavolinë me të dhe ndenjën pak bashkë dhe pastaj duke dal ma kanë bërë këtë fotën. Unë gjatë prapaskenave kam ndenjur me djemtë dhe kemi folur shumë bashkë sepse unë kështu jam shumë sociale. Unë Përputhen e kam lënë shumë më herët se të dilnin këto foto për arsye të tjera.”

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=BfPSNozyE0o&list=PLqS_HtsZyPkiTe3yoMNCo0zs6G6UD2zNL

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/loredanabrati13/