
Rreperi i njohur Mozzik ka bërë deklarata të forta në lidhje me arrestimin e tij pak ditë më parë. Mozzik akuzon shtetin Kosovar dhe se tregon se arrestimi i tij ishte vetëm për arsye politike dhe madje ai pyet kryeministrin e kosovës nëse është në dijeni për sulmin që është bërë ndaj tij. Mozzik ka bërë publike dhe deklaratën zyrtare të doganës së kosovës ku shpjegon arsyen e arrestimit të Gramoz Aliut(Mozzik).
Dogana e Kosovës: “Prishtinë, 17 Shtator 2025
Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se pas publikimit të lajmeve në portale dhe rrjete sociale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kontrollin e një personi të dyshuar me rastin e hyrjes në teritorin e Republikës së Kosovës.
Si rezultat i këtij kontroli në Aeroportin Ndërkombetar “Adem Jashari në Prishtinë, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze (një Richard Mille dhe një Rolex), të cilat nuk janë deklaruar nga udhëtari gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Vlera totale e ketyre oreve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mye e njëzeteshtatë pesedhjetë cent).
Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore ne Prishtinë. Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar
Më 17 shtator 2025, i dyshuari ashtë intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe në zbatimin e detyrave për të parandaluar shmangiet nga obligimet doganore, kontrabanden dhe pasurinë e pajustifikuar.”
Mozzik: “Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh dhe këtë e dini edhe vetë.
Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar.
Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë.
Ama jo, jo nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë falico nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro
Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendësve të mi ndaj meje?!
Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush.
Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare!
Suksese!
Mozzik
23 shtator 20:50.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/mozzik/3728209991476367617/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cc1PgyKDyP2/?img_index=1