Lifestyle

Parashikimi motit, 25 shtator 2025

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin e vendit ku herë pas here shoqëruar me erë të forte.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin ndërprerje të përkohëshme të reshjeve në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante gjatë mëngjesit por mesdita sjell renie të tyre duke u luhatur nga 9 gradë celcius vlera më e ulët deri në 31 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 kilometra në orë nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë nga 4 deri në 5 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-enjte-25-shtator-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/weather-effects-composition_33609915.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=95ed3d40-d136-4e9f-8aa6-2af79fa69b12&query=rainy+day