Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë territorin Shqiptar ku vranësirat do të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit ku në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu.
Pas mesditës dhe në vijim shirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit ku herë pas here priten në formë shtrëngate. Po ashtu edhe gjatë nates vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent por në sasi më të pakta.
Teperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 30 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohe në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-26-shtator-2025/