
Rreperi i njohur Mozzik ka vendosur të festojë ditëlindjen ndryshe. Ai bashkë me prindërit e tij janë rikthyer në vëndin ku kanë jetuar për disa vite në Gjermani dhe ku Mozzik ka lindur. Në foton e postuar ke dera e hyrjes së pallatit ku kanë jetuar familja e Mozzik, ai ka bërë një shkrim shumë të gjatë ku tregon se kanë jetuar aty dhe se kur janë kthyer në Kosovo.
Mozzik: “30 vjet jetë-një kthim pas 25 vitesh. Sot, në ditëlindjen time të 30-të, pas plotë 25 vitesh u ktheva për herë të parë në Bocholt, vendi ku prindërit e mi jetuan, punuan dhe ku unë linda. Ishte koha e markës gjermane, para euros. Koha kur nana dhe baba, pa letra në xhep, mbanin 2 deri në 3 punë në të njëjtën kohë-vetëm që unë të rritesha i shëndoshë, vetëm që familja jonë të kishte një shpresë. Ata nuk e kursyen asnjë pikë djerse, edhe kur duart u çanë, edhe kur shpatullat u lodhën. Në vitin 2000 u desh të ktheheshim në Kosovë. Një kthim i detyruar, por edhe një fillim i ri. Që ateherë kanë kaluar vite të tëra, e sot në Bocholt unë ndiej një përzierje emocionesh: mall që më shtrëngon, nostalgji që më kujton, dhe mbi të gjitha krenari për sakrificën e prindërve të mi. Ky qytet nuk është thjesht një vend në hartë, Bochelot është rrënja ime, dëshmia ime se prej nga kam nisur. Dhe sot, 30 vite më pas, i përkulem me gjithë shpirtë prindërve të mi – dy heronjë të heshtur, që me 2-3 punë në duar e me ëndrra në zemër më dhanë mundësinë të jem ky që jma sot.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/mozzik/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CfJ04dyqtm8/?img_index=1