Pritet rënie e mëtejshme e vlerave duke bërë që në vendin tone vranësirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të permirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 26 gradë celcius vlera më e lartë në ultësirën perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimorë për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-29-shtator-2025/