Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta por më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëgjesit por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 26 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verior verilindor kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzimë mbi 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-30-shtator-2025/