Lifestyle

Parashikimi motit, 3 tetor 2025

Rënia e theksuar e vlerave si pasoje e qarkullimit të masave ajrore të ftohta veriore do të sjellin reshjet e para të dëborës në territorin Shqiptar në zonat veriore dhe verilindore. Ndërsa bregdeti dhe zonat e ulëta do të mbeten me vranësira dhe shira ku rrebeshe do të ketë në skajin jugor të territorit. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim të perkohëshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen duke luhatur vlerat ditore nga -1gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 16 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi e cila do të shënohet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë në det të hapur nga drejtimi verior dhe verilindor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 6 deri në 7 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-3-tetor-2025-2/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/road-winter-japan_1009627.htm#fromView=search&page=1&position=15&uuid=c39106ed-9782-4c41-bc65-baa5ff43be06&query=snowy+day