Snapchat ka njoftuar se do të fillojë të aplikojë tarifa për ruajtjen e fotove dhe videove – duke shkaktuar reagime negative nga përdoruesit që kanë krijuar një arkiv të madh me postime të vjetra.
Aplikacioni popullor i mesazheve u ka lejuar përdoruesve të ruajnë përmbajtje të postuar më parë në funksionin e tij Memories që kur u prezantua në vitin 2016.
Por thotë se njerëzit me më shumë se pesë gigabajt (GB) memorie tani do të duhet të paguajnë për t’i mbajtur ato të disponueshme.
Kompania mëmë e aplikacionit, Snap, nuk pranoi t’i tregonte BBC News se sa do t’u kushtonin planet e ruajtjes përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se ndryshimi do të bëhej vetëm si pjesë e një “zbatimi gradual global”.
Përdoruesit në mediat sociale kanë reaguar me zhgënjim, duke akuzuar kompaninë se është lakmitare.
Burimi i artikullit: https://www.bbc.com/news/articles/cz69238p5p8o