
Rënia e vlerave ka bërë që në vendin tone vranësirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në zona të izoluara si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit herë pas – here shirat do të jenë në formë rrebeshi shoqëruar me stuhi të forta ere.
Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të ketë permirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në Bluqizë deri në 22 gradë celcius vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 50 kilometra në orë nga drejtimi verilindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-6-tetor-2025/