
Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta dhe reshje të izoluara shiu e dëbore do të paraqitet moti në zonat malore verilindore.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen gjatë mëgjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verior kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-7-tetor-2025/