Lifestyle

Parashikimi motit, 7 tetor 2025

Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta dhe reshje të izoluara shiu e dëbore do të paraqitet moti në zonat malore verilindore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen gjatë mëgjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verior kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-7-tetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/sun-rising-rock-formation-covered-greenery_9654251.htm#fromView=search&page=1&position=16&uuid=a979a444-aabe-48fd-bb5a-791fb515465a&query=sunny+day