Vrasja makaber e gjyqtarit Astrit Kalaja ka sjell një sërë urrejtesh në rrjetet sociale ku shumica e komentuesve e përgëzonin vrasësin dhe madje disa prej tyre guxuan ta quanin hero. Për këto komente skandaloze ka reaguar moderatorja e njohur Orinda Huta duke e quajtur sjellje skandaloze dhe e turpshme. Orinda madje ka treguar se edhe ajo vete ka vite që endet dyerve të gjykatës për një pronë të mamasë së saj por për Orindën kjo gjë nuk e justifikon dhunën dhe as vrasjen.
Orinda Huta: “Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjese paste) eshte kembane alarmi jo vetem per ngjarjen por edhe per reagimin e njerezve me pas. Nuk e besoj dot qe njerezit e duartrokasin nje veprim kafsheror.
Une jam vete pjese e nje procesi gjyqesor qe zgjat prej 15 vjeteve e nuk i jepet zgjidhje. Zoti e di se sa do zgjase se akoma s’ka kaluar ne shkalle te pare mes paleve, jemi akoma me shtetin. Por jane tokat e mamase time dhe do i marr njesoj sic i takojne te gjitheve qe jane pjesetar. E ne keto vite kam marr shpesh kercenime nga te ashtu quajtur “daja” qe pse po kerkoja te drejten e familjes time. E njoh mire frustrimin proceseve te gjata pafund por qe te biesh dakort me krimin e ta vleresosh… KY ESHTE FUNDI”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/orindahuta/3738777115555295206/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DLE4-Tco6Zy/?img_index=1