Masat ajrore me origjinë perëndimore do të sjellin në vendin tone kushte të qëndrueshme atmosferike.
Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga moti i kthjellët por i freskët ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë zonën malore duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët kjo situate e qëndrueshme e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 26 gradë celicius vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 35 kilometra në orë nga drejtimi Veriperëndimor kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-enjte-9-tetor-2025/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/yellow-field-with-clouds_945452.htm#fromView=search&page=1&position=12&uuid=2c2b7a97-e35e-42b8-8b33-0dc6d355b1fb&query=sunny+day