
Selvije Jao ish partnerja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka qenë në qëndër të vëmëndjes pas lajmërimit për ndarjen nga Shpati. Me anë të një postimi në Instagram Selvija ka reaguar ashpër ndaj komenteve, mesazheve apo dhe adresat fallco që njerzit hapin për tu shtirur në rrjetet sociale sikur janë Selvija.
Selvije Jao: “Nuk kam folur asnjëherë publikisht për ndarjen nga Shpati, por e shoh që njerëzit kanë kaluar çdo kufij që unë mund të toleroj. Unë dhe Shpati jemi ndarë prej më shumë se 6 muajsh. Çdo gjë që bëjmë eshtë vetëm për Roelin dhe mirëqenien e një engjëlli që në këtë mes nuk ka asnjë faj. Nuk e kemi më në plan të jemi çift, sado e dhimbshme të tingëllojë, ndoshta për ne ky është vendimi i duhur. Shpatin e respektoj në maksimum dhe për mua ai do të mbetet njeriu më i afërt në jetën time, sepse kemi ndarë një copë buke dhe kemi një fëmijë bashkë. Jemi shok të mirë dhe përpiqemi që askush të mos lëndohet. Ajo që më pengon mua janë njerëzit që kanë kaluar çdo limit me mesazhe, komente dhe shtirjen sikur jam unë. Çdo cënim i privatsisë do të ndiqet ligjërisht, gjithçka është lënë në duart e organeve kopetente. Çdo profil fallco posesiv që na ndjek çdo hap do mar dënimin e merituar! Ju lutem, rrespektoni vendimin tonë dhe vazhdoni me jetën tuaj. As 0.1 nuk dini pse ne nuk jemi me bashkë. Dhe po e dëgjova këngën e fundit të Shpatit! I uroj me zemër shumë suksese! Secili shpreh në mënyrën e vet, arti është mënyra më e bukur për ta bërë këtë. Unë i uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që muzika e tij të prek zemrat, ashtu siç ka prekur dikur timen.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/selvije.jao/3741068824926797557/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM-VNQCp3Zl/?hl=en