ShowBiz

Gentjan Muça: Mora vesh që isha me kancer ditën që u bëra baba

Sportisti i njohur shqiptar Gentjan Muça ka folur hapur në emisionin “Se Luan Topi” për luftën e tij me sëmundjen e rëndë. Gentjani ka treguar se ditën që mori përgjigjen e biopsis në po të njetjën e ditë u bë baba për herë të parë.

 

Gentjan Muça: “Filloi që nga marsi kisha pak dhimbje në mes por mesi me diagnostikime, bëra një ndërhyrje të lehtë kam patur fatin që jamë kuruar në Itali dhe për 4 javë kisha mundësi të rifilloja por aty si duket kjo e keqe u bë sebep që të gjeja një të keqe më të madhe sepse trupi nuk po reagonte. Gjatë rikuperimit kisha dhimbje në kofsh në pjesën e brendëshme të kofshës si impuls dhe nuk po i jepshin dot shpjegim dhe provuam disa herë me qetësi dhe me terapi dhe përsëri nuk po kalonte derisa u detyruam të bënim një rezonancë një kontrroll jo rutinë dhe aty ishte nevoja pastaj për të bërë një biopsi. Përgjigjet e biopsisë së dytë unë i kam marrë pas lindjes së djalit dhe mi ka përcjell doktori me anë telefonit dhe thjesht me tha që ti duhet të vish shpejt në Itali, pas egzaminimeve të shumta dolen ne rezultatin që ishte tumor po falë Zotit ndërhynë shpejt.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=Nfr9NIBiSqM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CR_sAVcsptf/?hl=en&img_index=2