Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësira më të dendura priten në zonat malore parashikohet që pasditja të sjellë shtim të vranësirave në gjysmën lindore të Shqipërisë duke gjeneruar momente me pika shiu. Ndersa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 27 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë 40 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-14-tetor-2025/