Rënia graduale e vlerave do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta që në orët e para të mëngjesit ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë orëve të pasdites duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë shtrirjen Lindore.
Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu pas mesnatës dhe mëngjesin e së enjtes.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në Bulqizës deri në 25 gradë celcius vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 40 kilometra në orë nga drejtimi verilindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-15-tetor-2025/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/forest-mountains-sunny-day_1238195.htm#fromView=search&page=2&position=17&uuid=9dddbd01-3e02-4675-b39c-35cc19c16ab0&query=sunny+day