Home ShowBiz Flet për herë të parë Brikena Selmani pas gafës në Miss Grand International
Flet për herë të parë Brikena Selmani pas gafës në Miss Grand International
0

Flet për herë të parë Brikena Selmani pas gafës në Miss Grand International

0
0

Modelja e njohur Kosovare Brikena Selmani është bërë kryefjala e këtyre ditëve pas gafës në kompeticionin e bukurisë “Miss Grand International”.

Kur u pyet nga mederatorët e kompeticionit se sa gjuhë zotëron, Brikena u përgjigj se: “Unë flas gjuhën e Kosovës, Italisht dhe flas dhe shqip po ashtu.” kaq deshi që rrjeti të ziente me komente dhe shpërndarje të videos së Brikenës.

Brikena ditën e sotme ka publikuar një video nga ambjentet e kompeticionit ku merr pjese duke ironizuar komentet negative që ajo ka marrë për shkak të videos në fjalë.

 

Brikena Selmani: “Desha me i përshëndet krejt Shqiptarët anë e mbanë botës edhe me ju thonë që më vjen shumë keq se unë nuk i di 4 gjuhë, por unë i di 6 gjuhë. Unë e di prishtinalikën, prizrenalikën, shqipen, kosovarçen, malësorshen kshu që unë di shumë gjuhë.”

briki

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/itsbriki/3744084897368863883/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DO0oKfvAfMZ/?hl=en&img_index=3