Lifestyle

Parashikimi motit, 16 tetor 2025

Orët e paradites do të jenë nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu më të dukshme në zonat Jugore ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që situata e motit të vijojë e paqëndrueshme edhe gjatë orëve të paradites duke berë që vranesirat dhe shirat të jenë dominante por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë celcius vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22 gradë celcius vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 kilometra në orë nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-enjte-16-tetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/long-asphalt-road-cloudy-rainy-sky_13005336.htm#fromView=search&page=1&position=3&uuid=b85ffd1d-1192-42c1-87f8-675196b84ce7&query=bad+weather