
Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësirat më të dendura priten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore.
Parashikohet që pasditja të sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, por shirat do të nisin në mbrëmje vonë në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht gjatë natës do të shtrihen në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 25 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 50 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht jugor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-21-tetor-2025/