
Egla Ceno ka qenë e ftuar në emsionin “Goca dhe Gra” ku ka folur për vendimin e Gjykatës së Tiranës për padinë e Saimir Kodrës. Egla ka treguar se avokati i saj i ka treguar vendimin e Gjykatës se ajo vetë nuk ka marrë pjesë në seancën gjygjit. Ju kujtojmë se Egla Ceno gjatë qëndrimit në Big Brother Vip ka bërë një rrëfim që tronditi opinionin publik duke treguar se në fillim të karrerës së saj, ajo është ngacmuar seksualisht nga Saimir Kodra në ambjentet e punës.
Egla Ceno: “Vendimi ende nuk është zbardhur. Unë kam patur një telefonatë nga avokati im sot pas dreke se nuk kam qenë vetë prezente në seancë, avokati më tha që praktikisht unë dënohem si fajtore dhe detyrohem të shkruaj në një media që spo dua t’i them emrin tani. Të shkruaj një përgënjeshtrim ky është dënimi që avokati më tha që është marrë por vendimi nuk është zbardhur. Unë sigurisht që nuk do tërhiqem me mjetet ligjore me ato që ligji lejon dhe do e vazhdojë këtë betejë edhe dy jetë të kisha të dyja do t’i shpenzoja për ta vazhduar këtë betejë.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=j4kcLsf6rVY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/egla_ceno/?hl=en