Lifestyle

Parashikimi motit, 22 tetor 2025

Orët e paradites do të jenë nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta shiu ku më të dukshme shirat do të jenë në  skajet veri jug të territorit.

Parashikohet që situata e motit të përmirësohet dukshëm gjatë orëve të mbrëmjes.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin e së enjtes.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë celcius vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22 gradë celcius vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht juglindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-22-tetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/wide-angle-shot-field-sky-full-clouds_17245023.htm#fromView=search&page=1&position=4&uuid=381be1dc-9ff8-4b13-80db-f412b9e46cb8&query=cloudy+day