
Efi Dhedhes ka bërë një video mesazh pas daljes nga operacioni duke i truguar fansave të saj që ajo është mirë. Në videon e postuar Efi ka treguar se nuk ka qenë një ndërhyrje estetike por një ndërhyrje shëndetsore, por jo ndonjë gjë e vështirë. Ajo madje ka dashur të jap dhe një mesazh për fansat e saj që të vlersojnë jetën dhe të mos shqetësohen për gjëra të kota.
Efi Dhedhes: “Zakonisht kur dal nga narkoza sepse në faktë ky është operimi i katërt që unë bëj dhe jam shumë në qejf dhe kam shumë gjëra për të thënë po kësaj rradhe qenkam shumë e plogësht. Dje dola nga operimi mirë kisha energji dhe jam çuar në këmbë. Nuk është ndërhyrje estetike është ndërhyrje shëndetsore jo diçka për tu shqetësuar. Thjesht ndonjëherë kur gjendesh në kështu situatash dhe ke dhimbje kupton sesa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kështu një kujtesë për ty kujdesu për veten.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/efi.dhedhes/3749740275623827883/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DN3n-QH0M_N/?hl=en&img_index=2