Lifestyle

Parashikimi motit, 23 tetor 2025

Vlerat e larta do të përfshijnë territorin Shqiptar duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Orët e paradites do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të skajit verior ku priten rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes vranësirat të jenë më shumë prezente në të gjithë vendin ku sërisht do të mbetet i rrezikuar nga shirat veriu i vendit.

Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 25 gradë celcius vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare paradite por forcohet në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi jugor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 6 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-enjte-23-tetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/high-angle-shot-cromer-lighthouse-north-norfolk-united-kingdom_12040306.htm#fromView=search&page=1&position=1&uuid=1889e668-a68c-447a-923c-9c23a51caab7&query=cloudy+day