
Eriola Doçi ka qenë e ftuar në emisionin “Canape” ku ka folur për filmin “AND” dhe vështirësitë që ka kaluar si producente e filmit. Erjola ka rrëfyer se pak ditë përpara premierës ka qenë në urgjencë për shkak të një gjendje te atak paniku. Eriola ka treguar se ka qenë hera e parë që është përballur me gjëndjen e ankthit dhe atakun e panikut.
Ju kujtojmë se producentet e filmit “AND” janë Eriola Doçi dhe Rike Roçi të cilat e kanë treguar edhe në intervistat e mëparshme vështirësitë e shumta qe kane kaluar në rolin e producenteve.
Eriola Doçi: “Unë një gjë që nuk e kam zbuluar është që deri një javë para se të dilte filmi dhe të ishte premiera ndryshe nga ajo Erjola që do të dal në ekran dhe duhet të bëj gati fustanet kam qenë në urgjencë dhe njerëzit e mi të afërt e dinë. Kam kaluar një situatë shumë të vështirë që kam pas shumë humbje në jetë shumë disfata, por nuk kisha përjetuar kurrë ankthin dhe atakun e panikut. Jam përballur për herë të parë me këtë ndjesi pasi mbaroj e gjithë puna kur ishte gati për të dal në kinema shumë pak ditë para premierës dhe ka qenë gjëja më e vështirë për tu përballuar.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DQEuPOCiLM3/?hl=en&img_index=1