ShowBiz

Erik Fullani: Kam punuar që në moshën 15 vjeçare te QTU si…

Intervista e Erik Fullanit te podcasti i Mira Kazhanit ka bërë mjaft bujë medjatike. Gjatë intervistës Eriku ka treguar se edhe pse ishte djali i Guvernatorit të Shqipërisë ai nuk kishte benefite madje ai u shpreh se ka punuar që në moshën 15 vjeçare në qëndërn e njohur tregtare QTU me punë nga më të ndryshmet gjë që Eriku thotë se e ka ndihmuar shumë në rritjen e tij profesionale.

Erik Fullani: “Prindërit e mi nuk ma kanë dhënë kurrë atë lirshmërinë apo të ma bëjnë jetën më të lehtë, kurrë. Unë kam punuar që i vogël edhe në verë gjatë pushimeve që në moshën 15 vjeçare. Unë punën e parë e kam bërë te QTU në moshën 15 vjeçare, unë ke QTU i preka të gjithë departamentet që nga magazine, por më shumë mësoja sepse dhe ligjërisht nuk mund të punoja në atë moshë. Pra shkoja kisha një orarë dhe mësoja si të sillesha me kolegët dhe si tju drejtoja eprorëve me fjalën shef që në atë kohë. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe shkoja me shumë dëshirë.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=nZC6mhaLkGM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DLFI3EgthJr/?hl=en