Home Lifestyle Historia e ndryshimit të orës?
Historia e ndryshimit të orës?
0

Historia e ndryshimit të orës?

0
0

Dimri po vjen me të vërtetë, gjë që mund të nënkuptojë vetëm një gjë: orët po kthehen prapa.
Ora 02:00 e 27 tetorit do të kthehet një orë prapa, dhe kjo ndonjëherë konsiderohet si “ora e mirë”, pasi do të keni një orë më shumë në shtrat.

Por pse i ndryshojmë orët fare? A është për një arsye shkencore, ndoshta që ka të bëjë me pozicionimin e Diellit në verë dhe dimër?

Thënë troç, jo. Ideja u hodh në mendje fillimisht sepse disa njerëz mendonin se duke fjetur gjatë ditës në verë, dita po shkonte dëm.

Kush e hodhi idenë për herë të parë për të ndryshuar kohën?

Benjamin Franklin – një shpikës, filozof dhe një figurë e rëndësishme politike amerikane – e propozoi për herë të parë idenë në një letër që e shkroi kur ishte në Paris në vitin 1784. Në të, ai bënte shaka se parisienët duhet të zgjoheshin nga gjumi një orë më parë duke rënë kambanat e kishave dhe duke qëlluar me topa në rrugë.

Pra, e kemi përdorur që nga vitet 1700?
Epo… jo. Ideja nuk u rishfaq deri në vitin 1895, kur shkencëtari i Zelandës së Re, George Vernon Hudson, i propozoi qeverisë së tij që orët të shkonin përpara me dy orë çdo verë. Ai nuk pati sukses.

Ideja mori hov kur një ndërtues i quajtur William Willett (i cili rastësisht është stër-stërgjyshi i vokalistit të Coldplay, Chris Martin) bëri fushatë në Britani për të ndryshuar orët. Mendohet se ai ishte i mërzitur që loja e tij e golfit do të ndërpritej nga perëndimi i diellit, kështu që donte të ndryshonte ligjin për t’u siguruar që do të kishte më shumë dritë në mbrëmje.

Pra, a e kaloi William Willett në Parlament?
Jo, nuk e kaloi. Ai bëri fushatë për ndryshimin e orëve derisa vdiq nga gripi në mars të vitit 1915, por nuk ishte dashuria e tij për golfin që e bindi Parlamentin. Në pranverën e vitit 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtria gjermane i ktheu orët përpara si një mënyrë për të kursyer energji. Shumë (por jo të gjitha) qeveri evropiane ndoqën shembullin menjëherë më pas – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.Cilat janë mendimet e njerëzve për këtë sot?
Opinionet janë shumë të përziera. Disa njerëz thonë se ndryshimi i orëve dy herë në vit prish ritmin natyror të gjumit, gjë që mund të çojë në probleme shëndetësore, siç është rritja e mundësisë së goditjes në tru. Megjithatë, disa thonë se nëse praktika do të ndalej, mëngjeset më të errëta në dimër do të ishin më të pasigurta, për shembull në rrugë. Disa industri, si bujqësia, mbështeten gjithashtu në shumë dritë dielli në dispozicion për të punuar.

Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian votoi për t’i dhënë fund praktikës së ndërrimit të orës dy herë në vit, me shtetet anëtare që duhet të vendosin nëse do të mbeten përgjithmonë në orën e dimrit apo të verës deri në fund të vitit 2021. Megjithatë, reforma është pezulluar përkohësisht.