Home Lifestyle Parashikim motit, 24 tetor 2025
Parashikim motit, 24 tetor 2025
0

Parashikim motit, 24 tetor 2025

0
0

Si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike vendi yne do të dominohet nga vranësira dhe rrebeshe shiu që në orët e para të mëngjesit.

Ku më të dendura shirat priten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore orët e pasdites do të zhvendosin rrebeshet e shiut drejt zonave lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në vlerat minimale por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në verilindje të territorit deri në 24 gradë celcius vlera më e lartë në rang territori. 

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 40 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-24-tetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/scenic-view-mountains-with-pine-trees-white-fluffy-clouds-panoramic-shot-mountains-noon-coast-aegean-sea_37279009.htm#fromView=search&page=1&position=8&uuid=a743a9e8-6bee-4b8e-9c97-5e113967a9e6&query=cloudy+day