Zebërvoki plas “bombën” për Big Brother Vip: Historitë personale të banorëve kanë qenë të shtirura
Zebërvoki ka qenë i ftuar në emisionin “Kinotekë” ku ka folur për periudhat e vështira që ka kaluar në jetë por edhe për formatin Big Brother Vip 4 ku ai ka qenë pjesë. Zebërvoki ka bërë një deklaratë mjaft të fortë për programin që ai ka qenë pjesë duke i akuzuar për shtirje të historive personale si “Linja e Jetës”. Zebërvoki madje ka cekur se kishte ardhur një moment gjatë formatit që atij i vinte turp të tregonte historinë tragjike që kaluar ai dhe nëna e tij.
Zebërvoki: “Ka një mënyrë se si ata zgjedhin individë të caktuar të jenë protagonist në lojë. Erdhi një pikë në atë format që unë isha që unë po kisha turp që të tregoja diçka që mua më kishte ndodhur realisht në jetën time për shak të situatave të shitura dhe të shtirura që tregoheshin nga individ të tjerë. Për historitë personale që tregonin sepse mendonin që duke u viktimizuar në sytë të publikut kjo do t’i japi akses për të bërë një lojë më të mirë. Kanë shpikur shumë sa arrita në një pikë sa për Zotin kisha turp të tregoja një ngjarje reale që mua më kishte ndodhur në moshën 2 vjeçare sepse mendoja që do të dukesha dhe unë si këta që trrillojnë histori vetëm për tu viktimizuar në sytë e publikut.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/zebervoki/?hl=en