Home Lifestyle Parashikimi motit, 27 tetor 2025
Parashikimi motit, 27 tetor 2025
0

Parashikimi motit, 27 tetor 2025

0
0

Një stuhi e fuqishme do të përfshijë rajonin e Ballkanit duke sjellë edhe në vendin tone vranësira dhe shira me intensitet mesatar në zonat veriore dhe veriperëndimore herë pas here priten edhe mini stuhi ere.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të zhvendosin reshjet drejt zonave lindore duke përmirësuar dukshëm motin në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Gjatë nates pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat e mëngjesit, por ulen në mesditë duke u luhatur nga 9 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 24 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-27-tetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-scenery-cloudy-sky-landscape-daytime_16538570.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=f71154c9-6a0f-44d2-8b81-281cf964960a&query=+cloudy+day