Home ShowBiz Marini rrëfen humbjen e djalit: Dhimbja ka qenë shumë e madhe
Marini rrëfen humbjen e djalit: Dhimbja ka qenë shumë e madhe
0

Marini rrëfen humbjen e djalit: Dhimbja ka qenë shumë e madhe

0
0

Këngëtari i njohur Marini ka bërë një rrëfim të trishtë për humbjen e djalit të tij. I ftuar në emsionin “Goca dhe Gra”, Marini ka rrëfyer momentet e vështira që përjetoi pas humbjes së djalit të tij të porsalindur, por gjëthë këtë dhimbje që e përjetoi e ndihmoi që ta kalonte vetëm besimi në Zot.

 

Marini: “Siç e dinë të gjithë unë kam humb çunin, kam humb djalin e vogël edhe unë në asnjë moment nuk e kam përdorur instagramin ose një platformë tjetër për me shpërnda mënyrën se si unë ndihem. U ndjeva shumë borxhli ndaj nuses që ta falenderoja se po qëndronte e fortë edhe mua më prek kur unë nuk të ndihmojë dot. Dhimbja ka qenë ekstremisht e madhe dhe personi që nuk po e kalon këtë nuk e kupton se pas një ditësh ose dy ditësh t’i fillon t’i kuptosh gjërat dhe mund të humbësh mëndjen shëndeti mendor është shumë i rëndesishëm. Feleminderit shumë Zotit që ma ka bërë të mundur me qenë i fortë dhe mos me humb ment e kokës se është ngjarje shumë e rëndë dhe ishalla si bien njeriut kurrë në jetë me përjetu diçka të tillë se është shumë e rëndë. I kisha vendosur emrin.”

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=RaPc22n5A8E

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mariniofficial_1/?hl=en

tags: