Meriton Mjekiqi ka folur për herë të parë për thashethemet që kanë qarkulluar nëpër media se ai dhe vëllai i tij Rinori janë arrestuar pas kanë ushtruar dhunë ndaj një personi të tretë. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Meriton Mjekiqi i ka dhënë fund zërave që kanë qarkulluar në media për arrestimin e tij.
Meriton Mjekiqi: “Ka nja dy vjetë që jam duke u ballafaquar çdo ditë me lajme nëpër gazetat e shkruara që i thojna portale edhe dallimi it ë vërtetës dhe asaj që kohë pas kohe po lexojmë është shumë i madh. E vërteta është se nuk ka diçka konkrete dhe ska qenë diçka që as që jam arrestuar, as që kam qenë në burgë dhe as që kam qenë në arrati dhe e vërteta është që ka qenë një keqkuptim i voqël i cili është zgjidhur direkt.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=RaPc22n5A8E
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DJ-MjJMIQKR/?hl=en&img_index=1