Home Lifestyle Parashikimi motit, 29 tetor 2025
Parashikimi motit, 29 tetor 2025
0

Parashikimi motit, 29 tetor 2025

0
0

Janë përmirësuar ndjeshëm kushtet atmosferike në vendin tonë duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime ku më të theksuara, kthjellimet paraqiten përgjatë ultësirës perëndimore.

Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore por nuk nuk priten reshje. Ndërsa vija bregdetare do të mbetet me kthjellime, pasdite dhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen ne vlerat minimale por do të rriten makimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korces deri në 22 gradë celcius vlera më e lartë në zonat bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 kilometra në orë nga drejtimi jugperëndimor kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-29-tetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/tree_1175958.htm#fromView=search&page=2&position=9&uuid=0662f0a0-3fff-4a3a-bc0f-5b676302356b&query=sunny+day