Masat ajrore të qëndrueshme do të sjellin në vendin tone mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit ku anomalia më e theksuar pritet të jetë në orët e mesditës me rreth 3 gradë mbi vlerat normale të Tetorit.
Përsa i përket kushteve atmosferike territori Shqiptar deri në orët e mesditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime të shpeshta të vranësirave ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e thella malore lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 23 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 38 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht juglindor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-enjte-30-tetor-2025/