Home Travel Pekini, Rio dhe Pitsburgu: Pse janë këto vendet më të mirat për t’i vizituar në vitin 2026
Pekini, Rio dhe Pitsburgu: Pse janë këto vendet më të mirat për t’i vizituar në vitin 2026
0

Pekini, Rio dhe Pitsburgu: Pse janë këto vendet më të mirat për t’i vizituar në vitin 2026

0
0

National Geographic sapo ka publikuar listën e saj të vitit 2026 “Më të mirat e botës”, 25 destinacione që duhen vizituar patjetër, të zgjedhura nga ekipi ndërkombëtar i redaktorëve dhe eksploruesve.

Qytetet
Pittsburgh, ky qytet postindustrial në Pensilvani ka një popullsi të re dhe krijuese dhe një skenë arti të gjallë falë të qenit një qytet universitar. Muzetë e tij “fantastike” dhe “lagjet argëtuese” me shumë dyqane të veçanta dhe të pavarura.

Medelin në Kolumbi dhe Rio de Janeiro në Brazil janë zgjedhjet e botuesit në Amerikën e Jugut. Medellin është një “histori e shkëlqyer rikthimi”, me art dhe kulturë të lulëzuar, kopshte të bukura dhe është “një destinacion vërtet i gjallë”. Ndërkohë, Rio ka hapje të reja muzeale në horizont dhe një shteg të ri ecjeje deri në statujën e Krishtit.

Qytetet e rekomanduara në Evropë janë Oulu në Finlandë, Guimarães në Portugali dhe Hull në Angli. Oulu është zgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2026, ndërsa Guimarães është Kryeqyteti i Gjelbër Evropian për vitin e ardhshëm.
Gjithashtu në listën e vitit 2026: Rabati në Marok, Pekini në Kinë dhe Manila në Filipine.
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DQdGZYZDdTD/?hl=en&img_index=2