Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në të gjithë territorin Shqiptar ku kthjellimet do të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në zonat malore.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit por nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë celcius vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi mbi 30 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-1-nentor-2025/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/forest-mountains-sunny-day_1238195.htm#fromView=search&page=3&position=10&uuid=b770933f-bf5f-44a1-9105-59f09aba811c&query=sunny+day