Lifestyle

Parashikimi motit, 4 nentor 2025

Si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike vendi yne do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të gjenrojnë shira të dobët dhe afat shkurtër ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 5 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në verilindje të territorit deri në 25 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verior për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-4-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/cozy-rainy-street-in-istanbul-s-buyukada-with-autumn-trees-34575828/