ShowBiz

Neda Balluku flet ndarjen nga Ogreni: Nuk është hera e parë

Ish opinionistja e Big Brother Vip, Neda Balluku ka folur për herë të parë për ndarjen nga Ogren Balluku në emisionin “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se ndarja me Ogrenin nuk ka ardhur në moment por që ata kishin vite që ishin shkëputur nga njeri tjetri për arsye që Neda nuk dëshironte t’i bënte publike.

 

Neda Balluku: “Po lajmet janë të vërteta, nuk është hera e parë që jam në këtë situatë një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe 5 vite më parë në 2020. Atëhere ja kemi dal ta kapërcejmë nga dëshira shumë e madhe për të mbajtur me thonjë familjen e bashkuar, por si cdo nënë nëse do kisha 100 jetë dhe nëse do ktheja kohën prapa sigurisht do bëja të njëjtën gjë sepse nga ai pajtim erdhi në jetë goca ime e vogël. Prej shumë vitesh marrëdhënia nuk është e shëndetshmë prej disa kohësh jetëjomë të ndarë dhe kjo është gjithcka që dua të them.”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=5X5zCGe6JA8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIMyTcOtRIF/?hl=en&img_index=1