Home Lifestyle Parashikimi motit, 5 nentor 2025
Parashikimi motit, 5 nentor 2025
0

Parashikimi motit, 5 nentor 2025

0
0

Vlerat e larta do të sjellin në vendin tone dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që orët e paradites të mbizotërohen nga intervale të gjata me kthjellime ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 21 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht verior kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-5-nentor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/3d-grassy-landscape-against-blue-sunny-sky_4498211.htm#fromView=search&page=3&position=8&uuid=c5109c04-676b-40be-a181-fbeef26d7e5c&query=sunny+day