ShowBiz

Çfarë ndodhi? Dafina heq dorë nga kënga me Feron

Dafina Zeqiri dhe Fero Fera pak kohë më parë kanë lajmëruar fansat e tyre për një bashkëpunim që këngëtarët do të nxirrnin së shpejti, por duket se gjërat kanë ndryshuar. Kompania që menaxhon Dafina Zeqirin ka dalë ditën e sotme me një lajmëri që mes Dafinës dhe Feros nuk do të ketë bashkëpunim dhe se kënga që ishte planifikuar për tu kënduar nga të dy artistët do të këndohet solo domethënë vetëm nga Dafina.

 

Dafina Zeqiri: “Projekti për të cilin po flitet këto ditë është version i bërë prej Dafinës vet, pa asnjë artist tjetër të ftuar. Versioni me “feat” nuk është pjesë e lançimit dhe nuk do të publikohet.

(Leaked by themselves)

Pjesa që ka qarkullu deri tash është veç një demo, një ide e papërfundume, jo versioni final. Projekti zyrtar do të vijë, por vetëm në versionin e Dafinës.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/moneyzmusic/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DOwXYQkDaNF/?hl=en&img_index=1