Modelja e njohur dhe bashkëshortja e yllit francez Benjamin Pavard ka qenë e ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”. Ajo ka treguar pak nga historia e saj me futbollistin e njohur dhe për momentin e vështir kur ajo duhej t’i thoshte babait të saj se është në një raport me një djalë francez.
Ju kujtojmë se Kleofina dhe Benjamini u martuan këtë verë në Itali, në një dasëm madhështore ku nuk munguan dhe kërcimet shqiptare.
Kleofina Pavard: “Ka qenë e pamundur për mua ta vizualizoja veten përpara babait duke i thënë që jam e lidhur me një francez.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DQr6A5hiOUn/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DJmf0D4C6Ac/?hl=en&img_index=3